
Limaj flet për intervistën e Thaçit nga Haga: Kisha ndjenja trishtimi dhe mërzie
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka komentuar intervistën nga Haga të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai tha se kisha ndjenja trishtimi dhe mërzie.
"Mesazhet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, mesazhe që shpresoj dhe besoj që njerëzit e thjeshtë dhe në politikë ta kuptojnë drejt. Mbrëmë e kam përcjellë me ndjenja të përziera të krenarisë, të asaj që kemi bërë dhe që kam qenë pjesë me të. Kisha ndjenja të trishtimit e mërzie. Ai bashkë me bacën Jakup e Rexhepin e Kadrinë është dashur të jenë këtu”, u shpreh ai.
"Më e rëndësishmja që e ka thënë edhe këtu, liderët janë të përkohshëm, Kosova është e përjetshme, nëse del nga goja e themeluesit të shtetit, besoj që edhe këta duhet ta kuptojnë”, tha Limaj.
"Po na mungojnë ata zëra racionalë në Kosovë, kemi mbetur si në një oazë jetime këtu, të atyre që e dinë se çfarë është politika. Politika nuk është urrejtje”, shtoi Limaj.