Reçica: Jemi futur në një proces të rëndë dhe të ndërlikuar
Foto: Laura Hasani

Reçica: Jemi futur në një proces të rëndë dhe të ndërlikuar

Aktuale July 25, 2025 - 11:51

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se vendimi gjyqësor tregoi qartë se nuk mund të jesh njëkohësisht edhe deputet, edhe ministër.

Ai e tha këtë në diskutimin në pjesën e “seancës”, pas dështimit të vazhdimit të 52-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Jemi futur në një proces të rëndë dhe të ndërlikuar, duke pasur parasysh se krejt çka po ndodh është e dëmshme për vendin. Vendimi i fundit i Gjykatës tregoi qartë se nuk mund të jesh njëkohësisht edhe deputet, edhe kryeministër a ministër”, tha Reçica.