
Haxhiu nuk përjashton mundësi për seanca të tjera sot e nesër
Aktuale
July 25, 2025 - 10:50
Deputetja e LVV-së dhe kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ka përjashtuar që Kuvendi të mblidhet sërish sot ose nesër.
Haxhiu tha se për këtë duhet reflektim edhe nga deputetët, ndërsa fajësoi ata të opozitës se po marrin pjesë në seanca dhe nuk po votojnë, transmeton Zeri.info.
“Ne na kanë mbetur pak orë, kjo s’do të thotë që s’do të ketë seancë prapë sot, ose nesër. Në rrethana të tilla duhet reflektim nga deputetët. Sot bëhen 43 herë prej kur opozita nuk ka marrë fare pjesë në votim. Është e rëndësishme të mos lejojmë rrethanë që të shkohet në zgjedhje. Nëse s’ka reflektim, në raport me analizën kushtetuese, e vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet”, tha Haxhiu para mediave sot. /Zëri