Deputetja e Nismës: S’ka diçka konkrete nga bisedimet me LVV-në, ne jemi konstruktivë
Foto: Laura Hasani

Deputetja e Nismës: S’ka diçka konkrete nga bisedimet me LVV-në, ne jemi konstruktivë

Aktuale July 25, 2025 - 08:44

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se nuk ka diçka konkrete në bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për një marrëveshje politike me Vetëvendosjen.

Ajo ka thënë se si parti janë konstruktivë dhe kanë qëndrimet e tyre, duke theksuar se marrëveshja mund të arrihet nëse Nismës i takon posti i kryeparlamentarit.

“Nuk ka diçka konteste në pjesën e diskutimeve që janë zhvilluar me LVV-në. Nuk ka diçka konkrete sa i përket marrëveshjeve politike ose ndonjë koalicioni të mundshëm me LVV-në”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Krasniqi ka thënë se Vetëvendosja nuk po e jep maksimumin për krijimin e institucioneve.

Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme për seancën konstituive, ka thënë se duhet zgjojë interesim te të gjitha subjektet politike për t’i pasur institucionet.

Të premten do të mbahet përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit, kur afati 30-ditor i dhënë nga Gjykata Kushtetuese po shkon drejt fundit.