14 vjet nga vrasja e heroit të Kosovës, Enver Zymberi
Foto: Laura Hasani

14 vjet nga vrasja e heroit të Kosovës, Enver Zymberi

Aktuale July 25, 2025 - 08:20

Sot u mbushën katërmbëdhjetë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në mëngjesin e 25 korrikut 2011, ROSU ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

Por ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës” Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.