
Vapë e madhe sot, deri në 40° C lokalisht
Aktuale
July 25, 2025 - 08:00
Temperaturat maksimale sot shkojnë deri në 38 gradë C e 39 gradë në nivel vendi, derisa lokalisht mund të shënojnë vlera mbi 40 gradë.
Përreth zonave malore pasdite do të ketë zhvillime të vranësirave lokale, që nuk përjashtohet mundësia të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.
Frynë erë perëndimore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat minimale mbesin mbi 20 gradë, duke regjistruar natë tropike.