Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është demonstrim i rolit të saj
Foto: Laura Hasani

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është demonstrim i rolit të saj

Aktuale July 24, 2025 - 22:45

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar veprimet e deputetëve të zgjedhur, pas skadimit të afatit 30 ditor, është demonstrim i rolit vendimtar të kësaj Gjykate në mbrojtjen e Republikës sonë dhe rendit të saj kushtetues.

"Kjo ndalesë është përgjigje institucionale në idetë e rrezikshme për të vijuar me vazhdimin çdo 48 orë të seancës konstituive. Koha deri me 8 gusht 2025 është më se e mjaftueshme për të përcaktuar pasojat juridike të mos respektimit të afatit 30 ditor për konstituim", ka shkruar Kryeziu në 'Facebook'.