Osmani shpreh mirënjohjen për koordinatoren e UNKT-së në kuadër të OKB-së
Foto: Presidenca e Kosovës

Osmani shpreh mirënjohjen për koordinatoren e UNKT-së në kuadër të OKB-së

Aktuale July 24, 2025 - 20:30

Presidentja Vjosa Osmani sot e priti në takim lamtumirës koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence, me rastin e përfundimit të mandatit të saj.

Në këtë takim, Osmani shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar të UNKT dhe agjencive të tjera, në fusha si barazia gjinore, drejtësia tranzicionale, të drejtat e njeriut, Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, etj.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim u trajtua edhe çështja e funksionalizimit të Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale dhe hapat që do të ndërmerren më tej.

“U diskutua edhe rëndësia e pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet lokale dhe angazhimin e tyre në jetën publike dhe politike”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje Presidenca shtoi se Osmani falënderoi Spence për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë mandatit dhe i uroi suksese në angazhimet e mëtejme.

Image