Vdes Haxhi Konstantini, Selmanaj: Nuk dilte nga zyra pa ritualin e tij të lutjeve pranë portretit të Presidentit Rugova

Vdes Haxhi Konstantini, Selmanaj: Nuk dilte nga zyra pa ritualin e tij të lutjeve pranë portretit të Presidentit Rugova

Aktuale July 24, 2025 - 19:46

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar për vdekjen e veprimtarit, Haxhi Ali Konstantini.

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe njeriut që e donte me zemër Presidentin Historik Ibrahim Rugova dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haxhi Ali Konstantini. Z. Konstantini ishte një njeri i veçantë, i cili rregullisht vizitonte zyret tona të LDK-së në Prizren dhe nuk dilte nga zyra pa ritualin e tij të lutjeve pranë portretit të Presidentit Rugova! Z. Konstantini do të kujtohet gjithmonë për virtytet e tij dhe angazhimin e madh për LDK-në. Haxhi Ali Konstantini do t’i mungojë familjes, miqve dhe gjithë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Prizrenit. Qoftë i përhershëm kujtimi për të. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Zoti e bekoftë shpirtin e tij fisnik!”, ka shkruar Selmanaj në mbishkrimin e videos. /Zëri