Dul Gjocaj zgjidhet drejtor i Njësisë së Inspektimit Gjyqësor

Dul Gjocaj zgjidhet drejtor i Njësisë së Inspektimit Gjyqësor

Aktuale July 24, 2025 - 16:23

Në mbledhjen e 350-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Dul Gjocaj është përzgjedhur si drejtor i Njësisë së Inspektimit Gjyqësor.

Me të gjitha votat e anëtarëve të Këshillit, Gjocaj u zgjodh si drejtor me mandat 5-vjeçar me mundësi aplikimi sërish, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë takim, KGJK-ja bëri shfuqizimin e vendimeve lidhur me caktimin e ushtruesve të detyrës së administratorëve të gjykatës dhe bëhet caktimi i tyre sipas ligjit të ri.

Në këtë takim u miratua draft-marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe autorizimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretatiatit, Shkelzen Maliqi për nënshkrim të kësaj marrëveshje.

Më pas, kryesuesi Albert Zogaj tha se për periudhën gjashtë mujore nuk ka pasur sinjalizime brenda sistemit gjyqësor, dhe se për këtë do të njoftohet Agjencia Informim dhe Privatësi.

Më pas, u bë themelimi i komisioneve për vlerësimin e performancës të ish-kryetarëve të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe Pejë, meqë rast u themeluar komisioni me këtë përbërje: Teuta Ibrahimi, Fahret Vellija dhe Fidan Hoxha, ndërsa rezervë: Ahmet Imami dhe Mirjeta Shala. /BetimipërDrejtësi