Komuna: Alarm i panevojshëm për ujin e pishinës së Gërmisë, rezultatet s’janë përfundimtare
Foto: Laura Hasani /Arkiv

Komuna: Alarm i panevojshëm për ujin e pishinës së Gërmisë, rezultatet s’janë përfundimtare

Aktuale July 24, 2025 - 14:56

Pishina e Gërmisë është mbyllur përkohësisht, pasi mostrat e marra nga IKSHPK-ja treguan se uji aty nuk i plotëson standardet.

Komuna e Prishtinës ka ritheksuar se rezultatet përfundimtare do të publikohen nesër, prandaj ka bërë thirrje të mos krijohet panik te qytetarët, raporton Zeri.info.

“Megjithatë, Kryeqyteti shpreh shqetësimin lidhur me alarmin e panevojshëm të krijuar nga deklaratat publike të parakohshme dhe të pambështetura në rezultate përfundimtare. Sipas vetë IKSHPK-së, mostrat e dyta janë ende në proces të analizës laboratorike dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nesër. Çdo komunikim publik para përfundimit të këtyre analizave rrezikon të dezinformojë qytetarët dhe të krijojë konfuzitet”, thuhet në reagim.

Komuna po ashtu thotë se për këtë rast do të ketë transparencë të plotë dhe qytetarët do të informohen me kohë. /Zëri