AAK-ja prezanton kandidatët për kryetar të Lipjanit dhe Shtimes

AAK-ja prezanton kandidatët për kryetar të Lipjanit dhe Shtimes

Aktuale July 24, 2025 - 13:41

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar kandidatët për kryetar të Komunës së Lipjanit dhe Shtimes.

Për Lipjanin kandidati do të jetë Bashkim Budakova, që sipas AAK-së është një profesionist me një karrierë të dëshmuar, shkruan Zeri.info.

Kurse kandidat për Shtimen do të jetë Ramë Bislimi, që sipas kësaj partie do të sjellë një përvojë të madhe për zhvillimin ekonomik dhe qeverisje transparente.

“Me këto dy kandidatura të fuqishme, Aleanca përmbyll nominimet në komuna, duke dëshmuar edhe njëherë vlerat që e udhëheqin; ndershmërinë, profesionalizmin dhe besimin në qytetarin”, thuhet në njoftim. /Zëri