
I shoqëruar nga Demo Berisha, Vuçiqi pi birra dhe dorovit muzikantët nën ritmet e këngës çetnike
Të martën në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovraqe-Pozhe në autostradën Milos Veliki.
Në ceremoni morën pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetarja e parlamentit serb Ana Brnabiq, ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, por edhe ministri shqiptar Demo Berisha, i cili është president i Partisë Përparimtare Serbe, e të tjerë ministra të kabinetit.
Të ftuarit shijuan vaktin e pasur dhe trombistët, ndërsa në pamjet e publikuara në rrjet shihet Vuçiqi, duke u relaksuar me një gotë birrë.
Ajo çka bie në sy është se presidenti serb u kënaq veçanërisht nga kënga “Garda e Mbretit Petra që marshon”, të cilën e këndoi me gëzim dhe ndoqi ritmin me grushtin e ngritur.
Vuçiqi duket i prekur thellë edhe nga kënga me motive çetnike “Morem plovi jedna mala barka”, e cila përmban edhe tekstin: “Nëna e dërgoi të birin të kërkonte, pastaj të raportonte te gjenerali Drazha/ Xhaxha Drazho, ku është fëmija im/ ai po ruhet nga bajonetat serbe”.
Teksa kjo këngë që i bën jehonë ushtrisë jugosllave, pavarësisht masakrave që kreu në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë, luhej, Vuçiqi mori portofolin dhe i doroviti me bujari muzikantët me para.
Sakaq, segmenti i autostradës Pakovraqe-Poçega, 19.5 kilometra i gjatë, që Vuçiqi inauguroi, kalon nëpër zonat kodrinore midis Çaçakut dhe Pozhegës. Kjo pjesë e rrugës ka 35 ura me një gjatësi totale prej 5196 metrash, mbikalime të shumta dhe tri tunele, dy prej të cilave - Munjino brdo dhe Laz - janë më të gjatat në autostradat në Serbi.
Ndërtimi u financua nga qeveria serbe përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kontraktori kryesor është kompania kineze “China Communications Construction Company”. /A2cnn