Ja si mund të kontribuoni dhe ta ndihmoni qendrën “Linja e Jetës”

Ja si mund të kontribuoni dhe ta ndihmoni qendrën “Linja e Jetës”

Aktuale July 24, 2025 - 10:07

Qendra për parandalimin e vetëvrasjeve “Linja e Jetës” për më shumë se pesë vjet ka operuar në bazë vullnetare, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë.

Mirëpo “Linja e Jetës” u ka bërë thirrje njerëzve vullnetmirë që ta mbështesin, në mënyrë që të zgjatet orari i shërbimeve, raporton Zeri.info.

“Linja ka nevojë për vullnetin dhe kontributin financiar të të gjithëve, në mënyrë që të sigurohet funksionaliteti i plotë dhe jetëgjatësia e saj, duke na mundësuar të shpëtojmë sa më shumë jetë, të zgjerojmë tutje shërbimet tona emergjente dhe të zgjasim orarin e shërbimeve deri në 24/7, në mënyrë që ‘Linja e Jetës’ të jetë sa më e qasshme dhe efektive për çdo person që ka nevojë, në çfarëdo kohë”, thuhet në njoftim.

Kontributin tuaj financiar mund ta bëni përmes platformës “Patreon” dhe mund të informoheni për mënyrat sesi mund të kontribuoni.

“Ndihma dhe kontributi i secilit prej jush, do të ndikojë direkt në rritjen e kapaciteteve tona për ta zgjeruar edhe më tutje kauzën e ‘Linjës’, duke u siguruar që çdo person të ndihet i/e dëgjuar dhe të ketë një hapësirë të sigurtë dhe pa paragjykime për të biseduar.

Çdo kontribut juaji është më se i vlefshëm, andaj ju jemi shumë mirënjohës!”, thuhet ndër të tjera. /Zëri