
Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë njihet nga NATO-ja
Aktuale
July 24, 2025 - 09:43
Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO-ja për Vlefshmërinë Ajrore,
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO-ja për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai.