LDK-ja sot zyrtarizon Përparim Ramën si kandidat për kryetar të Prishtinës
Foto: Laura Hasani /Arkiv

LDK-ja sot zyrtarizon Përparim Ramën si kandidat për kryetar të Prishtinës

Aktuale July 24, 2025 - 08:31

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të zyrtarizojë sot rikandidimin e Përparim Ramës për postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet në një ceremoni festive, që do të mbahet sonte nga ora 20:00, në Amfiteatrin te pishina e Gërmisë.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku bashkë me përfaqësues të tjerë të lartë të partisë.

LDK-ja ka ftuar të gjitha mediat të jenë të pranishme dhe ta përcjellin këtë ngjarje, e cila konsiderohet si një hap i rëndësishëm në fushatën për zgjedhjet komunale në kryeqytet.