
IKSHPK-ja thotë se uji në pishinën e Gërmisë nuk i plotëson standardet
Aktuale
July 24, 2025 - 08:21
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se pishina e Gërmisë nuk i plotëson standardet e ujit të pishinës.
Sipas këtij instituti, mostrat janë marrë më 19 korrik e po në të njëjtën ditë pishinën e kanë inspektuar edhe inspektorët sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë, raporton Zeri.info.
“Më 23 korrik 2025 janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, më 25 korrik 2025.
Në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKSHPK-së”, thuhet në njoftim. /Zëri