
Moti për ditën e sotme
Aktuale
July 24, 2025 - 08:01
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen rreth 14 – 19° C, kurse maksimalet rreth 34– 38° C.
Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.
“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s”, thuhet në njoftim. /Zëri
