
Kurti: Belgjika mike, aleate e partnere në fushën e mbrojtjes
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar pas nënshkrimit të Deklaratës së Qëllimit të përbashkët që ministri i Mbrojtjes së Kosovës e nënshkroi me homologun tij nga Belgjika, Theo Francken.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur Belgjikën shtet aleat e mik, e partnere në fushën e mbrojtjes.
“Belgjika është mike e aleate e jona e kamotshme. Tani, partnere edhe në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Kurti i cili ka shpërndarë fotografitë e vartësit të tij, ministrit në detyrë, Maqedonci gjatë ceremonisë së nënshkrimit sot gjatë ditës.
Vetë Maqedonci a ka quajtur këtë si hap të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve mes shteteve në fushën e mbrojtjes.
“Sot, me kënaqësi njoftoj se kemi nënshkruar Deklaratën e Qëllimit të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Belgjikës. Ky është një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve tona bilaterale në fushën e mbrojtjes. Angazhohemi të bashkëpunojmë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, lehtësimin e shkëmbimeve dhe forcimin e lidhjeve ushtarake për të përballuar sfidat e përbashkëta”.