KFOR-i stërvitet në Prishtinë me armatim të vërtetë, publikon pamjet
Foto: Facebook

KFOR-i stërvitet në Prishtinë me armatim të vërtetë, publikon pamjet

Aktuale July 23, 2025 - 14:40

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e Misionit të KFOR-it ka zhvilluar ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të gatishmërisë për ta ruajtur aftësinë e lartë operacionale.

Në njoftimin e tyre në Facebook thuhet se këto stërvitje ndihmojnë që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitur.

“Stërvitja e rregullt është thelbësore për të siguruar që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitura për t’iu përgjigjur shpejt dhe efektivisht çdo sfide”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se stërvitjet e tilla ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë dhe forcimin e koordinimit midis forcave shumëkombëshe, gjë që është çelësi për përmbushjen e mandatit të KFOR-it për të kontribuuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.