
Kryeziu-Hyseni: Jemi optimistë që do të kemi një përgjigje pozitive nga Nisma deri në fund të kësaj jave
Aktuale
July 23, 2025 - 14:31
Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se janë optimistë për një përgjigje pozitive të Nismës.
Ajo tha se pret që përgjigjja të vijë para 26 korrikut.
“Kryeministri Kurti është takuar me kryetarin e Nismës, ka pasur një takim në të cilin është folur për kërkesat e të dyja palëve. Ne po presim përgjigje prej këtij subjekti politik dhe jemi optimistë që do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave, sepse po i afrohemi datës 26 kur edhe e konsumojmë 30-ditëshin që na është dhënë me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shpresojmë që duhet një gjë e tillë të ndodhë para këtij afati”, tha ajo.