Moskonstituimi i Kuvendit, Murseli: Nuk është thjesht krizë politike, është turp kombëtar
Foto: Laura Hasani

Moskonstituimi i Kuvendit, Murseli: Nuk është thjesht krizë politike, është turp kombëtar

Aktuale July 23, 2025 - 11:46

Deputetja e PDK-së Kosovare Murseli ka folur për situatën e tanishme, pasi u ndërpre seanca e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se ngërçi politik në të cilin është Kosova, është turp kombëtar.

“Sot është tentativa e 51-të për konstituimin e Kuvendit, e dëgjuat mirë, tentativa e 51-të”.

 

“Kjo flet shumë për gjendjen në të cilën është vendi ynë, kjo nuk është thjesht krizë politike, kjo është turp kombëtar”, tha ajo.