“Ec në shpi”, Ganimete Musliu e nervozon Avni Deharin
Foto: Laura Hasani

“Ec në shpi”, Ganimete Musliu e nervozon Avni Deharin

Aktuale July 23, 2025 - 11:43

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, u bë shkaktare që vazhdimi i seancës konstituive të ndërpritet nga kryesuesi Avni Dehari.

Pasi asaj nuk iu lejua mbajtja e fjalimit në foltoren e Kuvendit nga kryesuesi Dehari, ajo shkoi te mikrofoni i tij dhe tentoi që nga aty ta mbajë fjalimin, por Dehari nuk e lejoi as këtë.

Ajo që u dëgjua nga Musliu ishte duke i thënë se keni 51 herë që po e bllokoni, e po të njëjtën gjë ai përsërit edhe Dehari. Më pas u dëgjua Musliu, duke i thënë Deharit “ec në shpi”, raporton Zeri.info.

Pas kësaj, Dehari i nervozuar thotë se nuk ka kushte për mbajtje të seancës.

Image

“Ndërpritet seanca, nuk ka kushte për vazhdimin e saj. Shihemi më 25 korrik, ditë e premte, në orën 11:00”, tha Dehari. /Zëri