
Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Për herë të 51-të, ka dështuar përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Në sallë ishin gjithsej 98 deputetë.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja të vazhdojë me propozimin e tyre për anëtarë të komisionit të fshehtë, raporton Zeri.info.
Ishte deputetja Ganimete Musliu ajo e cila doli në foltore, po nuk iu lejua fjalimi.

“I bëj lutje zotëri Deharit, nëse ke vetëm pak moral dhe integritet ju lutem përmbaju rregullores”, tha Musliu pas kësaj, Dehari përsëri ia ndaloi fjalën.
Dhe më pas deputetja Musliu tentoi të flasë përmes mikrofonit të Deharit, duke shkuar te foltorja e tij.

“Ndërpritet seanca. Nuk ka kushte për vazhdimin e kësaj seance. Vazhdojmë seancën më 25 korrik (e premte), me fillim prej orës 11:00”, tha Dehari. /Zëri
