Rashiq: Sot s’pritet diçka spektakolare, shpresoj që mund të ketë zgjidhje deri në fundjavë
Foto: Laura Hasani

Rashiq: Sot s’pritet diçka spektakolare, shpresoj që mund të ketë zgjidhje deri në fundjavë

Aktuale July 23, 2025 - 11:22

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se, sipas informacioneve që ka, nuk pritet as sot të ketë ndonjë zgjidhje të bllokadës politike.

Ai ka thënë se s’pritet asgjë spektakolare dhe thotë se pret që Gjykata Kushtetuese të tregojë se çka e si duhet të veprohet tutje, nëse aprovohet masa pezulluese e afatit 30-ditor.

“Pritjet janë si deri më tani. Sa e di unë, s’presim asgjë spektaktulare ose që të zgjidhet problemi”, ka thënë ai.

Megjithatë, Rashiqi ka thënë se shpreson të ketë një zgjidhje deri në fund të javës.