
Brahimaj thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së dhe policëve: Mos kaloni nëpër Serbi
Aktuale
July 23, 2025 - 11:09
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, u ka bërë thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së dhe forcave policore e të sigurisë të mos kalojnë nëpër Serbi.
Apeli i tij vjen pas arrestimit të Lulzim Halilit gjatë një aksioni të BIA-s serbe në bashkëpunim me policinë serbe.
“Kjo është taktikë e Serbisë. Sa herë që Vuçiqi ka trazira, ndodh një arrestim. Po ia mbajnë zhagin njëri-tjetrit për me qëndru në pushtet. Asnjë ushtar i UÇK-së të mos kalojë kah Serbia e as forcat policore apo të sigurisë të mos kalojnë kah Serbia”, u shpreh Brahimaj.
Ndërsa sa i përket ngërçit politik, deputeti tha se Aleanca është e gatshme të votojë nëse partia fituese ndryshon kandidatin, në të kundërtën nuk ndryshon qëndrim.