Haradinaj: Veprimi i Osmanit e ndryshon gjendjen, Kushtetuesja do ta gjejë një zgjidhje, shpresoj të mos vonohet
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Veprimi i Osmanit e ndryshon gjendjen, Kushtetuesja do ta gjejë një zgjidhje, shpresoj të mos vonohet

Aktuale July 23, 2025 - 11:05

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është i bindur që Gjykata Kushtetuese “do ta gjejë një zgjidhje”, pasi presidentja Vjosa Osmani iu drejtua të martën.

Ai tha para vazhdimit të seancës konstituive se ky veprim i Osmanit “e ndryshon gjendjen”.

Haradinaj tha se “ekziston mundësia e pauzës ose e ngrirjes së afatit 30-ditor”.

“E vetmja shpresë mbretet kjo. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyruar të vijmë sepse kemi përgjegjësi, por sikurse e shihni, gjendja s’është e mirë”, tha ai.

Haradinaj shpreson se aktgjykimi i ri i Kushtetueses “nuk do të vonohet”.