
A ka marrëveshje me Limajn? Flet Haxhiu
Aktuale
July 23, 2025 - 10:41
Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është deklaruar shkurt sot para fillimit të seancës së 51-të konstituive.
Në pyetjen e gazetarëve se ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, ajo u përgjigj: “Po presim, ia kemi dërguar ofertën”, u përgjigj shkurt Haxhiu.
Se Limajt i ka shkuar një ofertë e ka thënë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para pak ditësh përmes një konference për media, duke mos zbuluar më shumë detaje.
Megjithatë, ai u shpreh optimist se deri në fund të kësaj jave mund të ketë një marrëveshje dhe po ashtu tha se do të ketë edhe takime të tjera.