Hargreaves: Bllokimi politik me pasoja të rënda për Kosovën dhe popullin, partitë ta vendosin shtetin para interesave të tyre
Foto: Facebook

Hargreaves: Bllokimi politik me pasoja të rënda për Kosovën dhe popullin, partitë ta vendosin shtetin para interesave të tyre

Aktuale July 23, 2025 - 09:59

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se të martën është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasador Hargreaves ka thënë se me Osmanin është pajtuar që ngërçi i vazhdueshëm politik do të jetë i rëndë për Kosovën dhe popullin e saj.

“U pajtuam se pasojat e një bllokimi të vazhdueshëm politik do të jenë të rënda për Kosovën dhe popullin e saj. E përgëzova Presidenten Osmani për përpjekjet e saj për zgjidhjen e bllokimit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe theksova përgjegjësinë e të gjitha partive politike që ta vendosin shtetin mbi interesat partiake për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Hargreavesi.