Pamje nga Thethi, pas prishjes së ndërtimeve të paligjshme

Pamje nga Thethi, pas prishjes së ndërtimeve të paligjshme

Aktuale July 22, 2025 - 23:15

Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IMT-së në Theth, ku u prishën ndërtimet e paligjshme, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka postuar pasditen e sotme pamje nga zona turistike.

”Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan kreu i qeverisë, teksa ka hasur edhe në polemikat e komentuesve.

Në video shihen punonjësit e Bashkisë së Shkodrës që mbjellin tokën, si edhe turistët që vizitojnë zonën.