
Nura sqaron vdekjen e të riut në Skenderaj: Nuk lidhet me sigurinë në punë
Aktuale
July 22, 2025 - 19:43
Kryetari i Skenderajt Fadil Nura, ka dhënë detaje për Klankosova.tv lidhur me raportimin se një person vdiq sot në vendin e tij të punës në Skenderaj.
Ai ka konfirmuar vdekjen e të riut Robert Veliut, megjithatë duke theksuar se ai u nda nga jeta si pasojë e një sulmi kardiak, por jo nga siguria në punë.
“Bazuar në informacionet që kam dhe bazuar në ekzaminimet mjekësore ai ka pasur sulm kardiak. Edhe pronari i kompanisë ka deklaruar se ky rast nuk lidhet me sigurinë në punë. Ai ka vdekur diku rreth orës 16:00 para përfundimit të orarit të punës”, deklaroi Nura.