Bislimi pret Prattipati, diskutojnë për Planin e Rritjes

Bislimi pret Prattipati, diskutojnë për Planin e Rritjes

Aktuale July 22, 2025 - 19:10

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, është diskutuar për Planin e Rritjes.

“Në takim u bisedua mbi situatën dhe zhvillimet politike në vend, gjersa mes tjerash u diskutua dhe mbi Planin e Rritjes, në kuadër të së cilit zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qeveria po vijon punën në avancimin e zbatimit të reformave ku ministritë e linjës mbeten të angazhuara maksimalisht”, thuhet në komunikatë.

Zëvendëskryeministri shprehi mirënjohen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.