Totaj: Kërkesa e presidentes Osmani për blerje kohe është nonsens
Foto: Laura Hasani

Totaj: Kërkesa e presidentes Osmani për blerje kohe është nonsens

Aktuale July 22, 2025 - 18:56

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka folur për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani që për pezullimin e afatit 30 ditor të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit.

Totaj ka thënë se kjo është nonsens dhe se nuk e di ku çon kjo situatë e blerjes së kohës.

“Është nonsens. Mu dok befasi, sepse nuk e di ku çon kjo situatë kështu t’u ble kohë. Kur s’ka ndryshu qe 50 seanca”, ka thënë Totaj.

Ai ka deklaruar se përgjegjësia për situatën është e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka shtuar se PDK është treguar konstruktive kur Kurti e ka ftuar në takime./t7