
Bllokimi i Kuvendit, Osmani i drejtohet Kushtetuese me kërkesë për sqarime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me ngërçin institucional.
Osmani në një konferencë për media, njoftoi se ka paraqitur kërkesë për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave Kushtetuese të krijuara nga mungesa e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, transmeton Zeri.info.
“Dua të ju njfotoj se sot në përmbushje të përgjegjësisë sime Kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit, kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga mungesa e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Ajo shtoi se kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedent në jetën institucionale të vendit tonë. /Zëri