Indeksi “Henley” për 2025, forcohet pasaporta e Kosovës për 7 pozita , në rajon ende e fundit
Foto: Laura Hasani

Indeksi “Henley” për 2025, forcohet pasaporta e Kosovës për 7 pozita , në rajon ende e fundit

Aktuale July 22, 2025 - 16:13

Indeksi i Pasaportave Henley, i cili përdor të dhëna ekskluzive të marra nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) për të renditur pasaportat e botës sipas numrit të destinacioneve që lejojnë hyrjen pa viza, sapo ka publikuar përditësimin e tij për vitin 2025.

Kosova pas ngritjes që ka pësuar në vitin 2024 si rezultat i liberalizimit të vizave, në renditjen për vitin 2025 është përmirësuar edhe për shtatë pozita, nga vendi i 68 në vendin e 61-të me gjithsejtë 82 destinacione ku mund të lëvizet lirshëm pa viza.

Megjithatë në rajon, vazhdon të mbetet prapa Serbisë që renditet në vendin e 34-të me 138 destinacione ku mund të lëvizin pa viza, Maqedonisë së Veriut e cila ndodhet në vendin e 38 me 130 destinacione, Malit të Zi që renditet në vendin e 40-të, Bosnia dhe Hercegovnia në vendin e 42 dhe pas Shqipërisë që renditet në vendin e 43-të me gjithsejtë 122 destinacione ku mund të lëvizin pa viza.

Pasaporta më e fuqishme është ajo e Singaporit, e dyta e Japonisë dhe Koreja e Jugut e treta. /express