Osmani takohet me Prattipatin, në fokus hapat drejt konstituimit të Kuvendit

Osmani takohet me Prattipatin, në fokus hapat drejt konstituimit të Kuvendit

Aktuale July 22, 2025 - 15:44

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Siç ka njoftuar Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, presidentja Osmani ka ftuar konferencë për media për sot në orën 16:00, por nuk është bërë e ditur tema. /Zëri