
BE-ja i del në ndihmë Shqipërisë në luftën kundër zjarreve
Bashkimi Evropian ka aktivizuar flotën e tij të specializuar për menaxhimin e emergjencave, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë qarqet e Vlorës dhe Dibrës në Shqipëri.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e BE-së, në kuadër të këtij operacioni, tre aeroplanë zjarrfikës nga Greqia dhe Italia janë angazhuar në terren dhe po operojnë intensivisht në zonat e prekura.
“Jemi të gatshëm të ofrojmë më shumë mbështetje nëse është e nevojshme”, theksohet në deklaratën e BE-së.
Në javët e fundit në Shqipëri kanë vazhduar zjarret në disa zona, ndërkohë në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale.
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri në orët e fundit janë përfshirë edhe avionë nga Italia dhe Greqia.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre, sot dhe nesër pritet nivel “i lartë” rreziku në vend.
Sipas institutit, temperaturat sot pritet të arrijnë deri 37 gradë celsius dhe se nuk priten reshje në të gjithë territorin.
“Sot pasdite (e martë, dt. 22) dhe nesër (e mërkurë, dt. 23) pritet nivel rrezik ‘I LARTË’ në të gjitha qarqet, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Durrës pritet nivel rrezik ‘I MODERUAR’. Pritet rrezik ‘I LARTË’ në zona të lokalizuara qarku Shkodër (Jug) dhe qarku Durrës (Jug Lindje)”.
“Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme”, ka thënë ky institut.
ë Wildfires in Albania:
— EU Civil Protection & Humanitarian Aid ë (@eu_echo) July 22, 2025
The EU mobilised its #rescEU firefighting fleet to help put out the fires in the Vlora and Dibër counties.
Three #rescEU planes from Greece ë and Italy ë are operating in the area.
We stand ready to offer more support if needed. pic.twitter.com/7SM2coVGDP