Mungon prokurori, dështon seanca ndaj Sveçlës dhe tre deputetëve të tjerë të LVV-së për gazin lotsjellës në Kuvend
Foto: Laura Hasani

Mungon prokurori, dështon seanca ndaj Sveçlës dhe tre deputetëve të tjerë të LVV-së për gazin lotsjellës në Kuvend

Aktuale July 22, 2025 - 10:46

Ka dështuar të mbahet seanca kundër Xhelal Sveçlës, Fitore Pacollit, Salih Zybës e Drita Millakut për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars të vitit 2018.

Arsyeja për dështimin kësaj radhe ishte për faktin se ka munguar prokurori Valdrin Krasniqi, shkruan klankosova.tv.

Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më 26 korrik 2019, pasi, sipas Prokurorisë, thuhej se hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën.