
15 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës
Aktuale
July 22, 2025 - 08:18
Sot u bënë 15 vjet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Me vota pro, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 Shkurt të vitit 2008.