
Mot i nxehtë, IHMK-ja bën thirrje për kujdes të shtuar
Aktuale
July 22, 2025 - 08:06
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në Kosovë ditët e para të kësaj jave do të jenë të nxehta dhe me diell.
IHMK-ja njofton se nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.
Indeksi UV do ë jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9:00-17:00 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar
Në njoftimin e IHMK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 17 gradë, ndërkaq maksimalet nga 28 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–8 m/s.