Kica-Xhelili ironizon me LVV-në për ChatGPT: Pyeteni se çfarë bëjnë populistët kur janë në krizë morale
Foto: Laura Hasani

Kica-Xhelili ironizon me LVV-në për ChatGPT: Pyeteni se çfarë bëjnë populistët kur janë në krizë morale

Aktuale July 21, 2025 - 19:49

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale, duke shkruar se deputet e kësaj partie e kanë “zbuluar magjinë e chatbot-ëve”

Sipas Kica – Xhelilit ka shumë rëndësi edhe parashtrimi i pyetjes, derisa propozon të pyetet cilido “Chatbot” se ‘çfarë bëjnë zakonisht populistët kur janë në krizë morale, ose kur populli fillon ta kuptojë manipulimin e tyre’.

Image