
Çitaku akuzon Kurtin: Për 162 ditë na ka pamundësuar t’i ushtrojmë detyrat që na ka besuar qytetari
Aktuale
July 21, 2025 - 11:50
Deputetja e betuar e PDK-së, Vlora Çitaku, në vazhdimin e seancës jozyrtare është shprehur se janë bërë 162 ditë pa institucione funksionale.
Ajo u shpreh se për 162 ditë, sipas saj, Albin Kurti ka synuar t’ua pamundësojë ushtrimin e detyrave të tyre.
“Nga përfundimi i procesit zgjedhor, 162 ditë, pa institucione funksionale, pa një Kuvend të konstituuar, me një Qeveri që ka uzurpuar zyrat dhe kompetencat dhe që në mënyrë të jashtëligjshme vazhdon të marrë vendime që ndëshkojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”.
“Për 162 ditë, Albin Kurti ka synuar të shuajë zërin tonë dhe të na pamundësojë ushtrimin e detyrave që na i ka besuar qytetari i Republikës së Kosovës”, u shpreh tutje Çitaku. /klankosova