Hadërgjonaj: Dehari s’po e ushtron përgjegjësinë që ia ngarkon Kushtetuta
Foto: Laura Hasani

Hadërgjonaj: Dehari s’po e ushtron përgjegjësinë që ia ngarkon Kushtetuta

Aktuale July 21, 2025 - 11:48

Fadil Hadërgjonaj nga LDK-ja ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk po e ushtron autoritetin që ia ka dhënë Kushtetuta e Kosovës.

“Sot se çfarë po shohim për të 50-ën herë në Kuvend, më i moshuari nga ne, dhe që për më tepër është ushtrues i kësaj seance, nuk po ushtron as autoritetin që ia njeh tradita, e as përgjegjësinë që ia ngarkon Kushtetuta dhe ligji”, u shpreh Hadërgjonaj nga foltorja e Kuvendit.

Ndër të tjera, ai tha se partia e parë në krye me liderin e saj po mendojnë se me votim të fshehtë mund të arrijnë konstituimin. /klankosova