50 dështime të seancave, kryesuesi Dehari sërish ua ndërpret fjalën deputetëve
Foto: Laura Hasani

50 dështime të seancave, kryesuesi Dehari sërish ua ndërpret fjalën deputetëve

Aktuale July 21, 2025 - 11:37

As në përpjekjen e 50-të deputetët nuk e konstituuan Kuvendin e Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kryesuesi Avni Dehari edhe kësaj here ua ndërpreu fjalën deputetëve: Elmi Reçicës të PDK-së, Armend Zemajt të LDK-së dhe Time Kadrijajt të AAK-së.

Në seancë të pranishëm ishin 104 deputetë. 53 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 23 korrik. /eo