Brahimaj: AAK-ja s’e voton në asnjë rrethanë Limajn për kryekuvendar
Foto: Laura Hasani

Brahimaj: AAK-ja s’e voton në asnjë rrethanë Limajn për kryekuvendar

Aktuale July 21, 2025 - 10:57

Deputeti i betuar i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë në asnjë rrethanë Fatmir Limajn për kryekuvendar.

“Në asnjë rrethanë zoti Limaj nga Aleanca s’do të votohet, e mira është që këta dy liderë kanë rënë dakord mu taku prapë, domethënë janë bërë si Burdushi, takohu, shihem takimin tjetër, s’ka asgjë prej tyre”, tha ai.

Sipas Brahimajt, Kurti dhe Limaj janë takuar edhe fshehur.