
Bahtiri: S’ka marrëveshje mes Kurtit dhe Limajt
Aktuale
July 21, 2025 - 10:46
Takimi mes kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe kryetarit të Nismës Fatmir Limajt nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje.
Kështu ka konfirmuar edhe deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, para se të futej në Kuvend, kur një gazetar e pyeti nëse ka ndonjë marrëveshje mes tyre.
“Çka po mendon ti, po a jo?”, pyeti Bahtiri, me përgjigjen e gazetarit, i cili tha: “Jo”. Më pas deputeti vazhdoi më përgjigjen: “Saktë e ki”.
Megjithatë, një takim i radhës pritet të ndodhë mes Kurtit dhe Limajt gjatë ditëve në vijim. /klankosova