
Sot, përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot, për herë të 50-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
Vazhdimi i seancës konstituive do të fillojë në orën 11:00.
Nën drejtimin e deputetit Avni Dehari të shtunën vazhdoi punimet seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë, me pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Kryesuesi i seancës përsëriti kërkesën për subjektet politike për propozime për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.
Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari procedoi me hedhjen në votim të komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Për përbërjen e komisionit votuan 50 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk pati.