
Ushtarët shqiptarë të KFOR-it e kryejnë në Pejë stërvitjen “HELI MEDEVAC”
Aktuale
July 19, 2025 - 18:55
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e KFOR-it, në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W), në Pejë po vazhdojnë të kryejnë stërvitje.
Në një njoftimin e lëshuar për media në Facebook thuhet se Shqipëria është krah për krah me partnerët, gjithmonë të përgatitur për çdo sfidë.
“Efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-Ë), vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim jo vetëm në përmbushjen e detyrave operacionale, por edhe në stërvitjet e përbashkëta me aleatët tanë të NATO-s”.
“Stërvitja HELI MEDEVAC, e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror, ishte një tjetër dëshmi e gatishmërisë dhe disiplinës së trupës sonë”, thuhet në njoftim.