IPK-ja me tre zyra të reja në veri, Beka: Për herë të parë në objekt shtetëror

IPK-ja me tre zyra të reja në veri, Beka: Për herë të parë në objekt shtetëror

Aktuale July 18, 2025 - 18:13

Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Five” në RTV Dukagjini, ka folur rreth hapjes së zyrës në veri të vendit dhe rastit të djeshëm të arrestimit të një polici i cili dyshohet për spiunazh.

Ai ka thënë se IPK ka hapur zyra të reja në veri me përkrahje të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil, ku në objektin e këtij agjencioni tashmë IPK-ja ka tre zyra të reja.

“Deri tani, që nga viti 2015, rreth një dekadë, IPK ka pasur zyrën e saj në veri të vendit në rrugën Mbreti Petar, mirëpo ajo nuk ka qenë objekt shtetëror, objekt zyrtar”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se zyrat e reja të IPK-së janë në rrugën Çlirimi në Lagjen e Boshnjakëve.

Tutje, Beka ka thënë se IPK pranon numër ankesash edhe në zyrën e saj në veri, por se ato janë në numër shumë më të vogël krahasuar me qytetet e tjera.

“Mirëpo kjo nuk nënkupton që IPK nuk do ta ketë zyrën e saj në këtë pjesë”, ka thënë ai./Dukagjini/