
Murati reagon sërish ndaj tre gjykatësve të Supremes
Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati, i cili mban në të njëjtën kohë edhe pozicionin e deputetit, ka vazhduar t’i sulmojë tre gjyqtarët e Gjykatës Supreme, të cilët në një vendim të fundit kanë konstatuar se Murati ka shkelur ligjin kur ka nënshkruar një udhëzim të ri administrativ, meqë s’ka kompetencë për një gjë të tillë.
Murati në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se meqë seanca konstituive e Kuvendit ende s’ka përfunduar, atëherë bazuar në Aktgjykimin e kushtetueses, deputetët s’janë të mveshur me funksion dhe sipas tij, s’mund të ketë konflikt apo shkelje ligji siç ka konstatuar Supremja.
Ministri në detyrë këtë herë s’ka përmendur me emër gjyqtarët e Supremes, gjë për të cilën është kritikuar nga ambasadat dhe misionet e huaja në Kosovë.
“Në vend se të lexonin statuset në Facebook të deputetëve të opozitës, do të mjaftonte që tre gjykatësit e Supremes të lexonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, që të mos bëheshin horë kaq publikisht me vendime absurde si ky për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për Arkat Digjitale Fiskale”, ka shkruar Murati.
Reagimi i plotë i Muratit:
Sipas Aktgjykimit KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese
Pra, meqenëse seanca konstituive ende s’ka përfunduar, sipas pikës 1 të Konstatimit në Aktgjykimin KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese, deputetët ende nuk janë m’veshur me funksion, dhe rrjedhimisht as nuk kanë mundësi të ushtrojnë funksionin. E pa e ushtruar funksionin, s’mund të ketë as konflikt funksional apo papajtueshmëri sipas Nenit 72 të Kushtetutës.
ëKurse paradoksalisht, në vendimin e fundit kundër digjitalizimit të arkave fiskale, tre gjykatësit e Gjykatës Supreme janë lëshuar në interpretime të Kushtetutës, duke thënë se funksioni i deputetit ushtrohet që nga
Ky interpretim i këtyre tre gjykatësve është në kundërshtim flagrant me atë çfarë ka thënë vetë Gjykata Kushtetuese disa javë më herët.
Në vend se të lexonin statuset në Facebook të deputetëve të opozitës, do të mjaftonte që tre gjykatësit e Supremes të lexonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, që të mos bëheshin horë kaq publikisht me vendime absurde si ky për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për Arkat Digjitale Fiskale.